Morata i ofrohet Bayernit si zëvendësues i Lewandowskit

Alvaro Morata i është ofruar Bayern Munich si zëvendësues i Robert Lewandowskit.

Sport

08/07/2022 17:05

Largimi i Lewandowskit nga ‘Allianz Arena’ duket i pashmangshëm.

Drejtuesit e Bayern Munich e duan me çdo kusht polakun në ekip, por është vet ai që kërkon me ngulm transferimin te Barcelona.

Pavarësisht se gjiganti gjerman dëshiron ta mbajë në klub lojtarin, diçka e tillë nuk pritet të ndodhë, andaj ata duhet të kërkojnë për një sulmues tjetër.

Sipas ‘AS’, Morata i është ofruar bavarezëve si zëvendësues i Robert Lewandowskit, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes klubeve./Lajmi.net/