Morata dhe Felix udhëheqin Atleticon drejt fitores së parë në La Liga

Atletico Madrid ka fituar ndeshjen ndaj Getafes. ‘Rojiblancos’ triumfuan 3:0 në ndeshjen e xhiros së parë të La Ligas ndaj Getafes. Protagonist në këtë takim ishin Alvaro Morata, (me dy gola) dhe Joao Felix (me tri asistime). Skuadra e Diego Simeones fituan pa problem ndaj ekipit tjetër nga Madridi. Morata fillimisht shënoi një gol të…

Sport

15/08/2022 21:22

Atletico Madrid ka fituar ndeshjen ndaj Getafes.

‘Rojiblancos’ triumfuan 3:0 në ndeshjen e xhiros së parë të La Ligas ndaj Getafes.

Protagonist në këtë takim ishin Alvaro Morata, (me dy gola) dhe Joao Felix (me tri asistime).

Skuadra e Diego Simeones fituan pa problem ndaj ekipit tjetër nga Madridi.

Morata fillimisht shënoi një gol të bukur, në minutën e 15` pas asistimit nga Felix transmeton lajmi.net.

Getafe me Borjan Mayoral kishin mundësinë të barazonin para pushimit, por nuk u tregua i saktë.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Atleticos. Edhe në 45 minutat e tjerë mysafirët ishin më të mirë, duke shënuar edhe dy gola.

Po rridhte minuta e 59` kur Morata shënoi golin e dytë personal dhe atë në takim.

Për rezultatin final të ndeshjes 3:0 u përkujdes Antoine Griezmann në minutën e 75`.

Kështu Atletico arriti të marr fitoren e parë në edicionin e ri të ligës spanjolle./Lajmi.net/