Monopoli në fushën e homologimit të veturave, Lekaj raporton para komisionit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot raporton në Komisionin për Zhvillim Ekonomik e Infrastrukturë lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave.
Lajme
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje e cila fillon prej orës 13:00, do të raportojë edhe ministri i Ifrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në lidhje me monopolin në fushën e homologimit të veturave, shkruan lajmi.net.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 18 dhe 19.6.2019;
- Raportim i z.Pal Lekaj, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave;
- Të ndryshme . /Lajmi.net/