“Mono”, vjen nga Kastro Zizo, Alban Kondi dhe Bojken Lako
Kastro Zizo ka publikuar bashkëpunimin e ri.

ShowBiz
Pandemia nuk po i ndal krijimet artistike të artistëve në mbarë botën, njësoj edhe në trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.
Ata vazhdojnë të realizojnë projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tyre.
Së fundi, Kastro Zizo publikoi bashkëpunimin e tij të ri me Alban Kondin dhe Bojken Lakon me titull “Mono”.
Për tekstin e këngës u kujdesën Alban Kondi dhe Kastro Zizo, muzikën e bëri Albani, për orkestrimin u kujdes Fabian Basha dhe Alban Kondi, ndërsa anën vizuale e punoi Max Production.
View this post on Instagram
“Me shume se kurre ne keto kohe vlersuam ata qe vertete na duan dhe i duam shume…shpesh krijojme “qeli” ne vete duke rene pre e vetmise dhe krijimit te “armiqve” imagjinare duke zhytur veten ne humnera pa shprese…natyrshem erdhi dhe projekti MONO per te gjithe ATA/NE qe e duam jeten shume dhe driten e diellit duam ta shohim gjate…
3 miq, 3 kohe ne 1 veper!
@kondialban @bojkenlako
Falenderime per kedo qe dha fryme ne kete projekt ???
@fabianbasha @maxproductional
@shpetimsaracii
@elrinoceronte1
@reiman.al
@bzzz.company
@zizo_by_zizo“, shkruan Kastro Zizo në njoftimin për publikimin e këngës së re.
Më poshtë gjendet projekti i ri muzikor nga Alban Kondi, Bojken Lako dhe Kastro Zizo. /Lajmi.net/
