Monika Lubonja komenton hyrjen e Gjestit në BBVA: Ka për të trazuar shumë ujëra
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Monika Lubonja, ka qenë e ftuar së fundmi në “Wake Up”, ku ndër tjerash ka folur edhe për këtë reality shou. Aktorja e njohur ka komentuar dinamikat e fundit në shtëpi si dhe ka dhënë komente për banorët e rinj. Ajo ka folur për hyrjen e Gjestit në BBVA,…
ShowBiz
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Monika Lubonja, ka qenë e ftuar së fundmi në “Wake Up”, ku ndër tjerash ka folur edhe për këtë reality shou.
Aktorja e njohur ka komentuar dinamikat e fundit në shtëpi si dhe ka dhënë komente për banorët e rinj.
“Djalë interesant që është futur është djali i Kosovës. Unë e kam ndjekur nga Bigu. Nuk e di në qoftë-se disa nuk do ta njohin filmin, “Plagë të vjetra”, Dhimitër Anagnosti, djali që ishte më i vogli ishte një sallë pavion. Ishte një djalë i vogël, ky imazh më erdhi kur e pashë atë. Për t’iu ngritur humorin. Është energjik, është një djalë që ka shumë batuta, atje nuk mundi ta realizonte dashurinë e vetë nuk e di këtu”, u shpreh ajo.
“Por është një djalë që ka për të trazuar shumë ujërat. Ka marrë një informacion. Është djalë që prodhon, është ajo që të do ekrani. Ka për të përcjell shumë njerëz”, tha Lubonja.
Monika në edicionin e parë ka qenë shumë e pëlqyer nga publiku, një personazh që fitoi zemrat e të gjithëve.