Monaco nuk e do Valdesin
Monaco nuk do ta transferojë Victor Valdesin, ashtu siç pritej. Portieri spanjoll nuk është rikthyer ende nga lëndimi dhe klubi francez nuk e ka ndërmend ta presë atë.

Sport
Victor Valdes ka mbetur pa klub. Pasi u nda me Barcelonën, flitej se portieri spanjoll kishte një parakontratë me Monacon.
Mirëpo, klubi francez në fakt nuk është i interesuar për përfaqësuesin spanjoll, i cii kishte pësuar lëndim të rëndë muaj më parë, i cili e la jashtë fushës për një kohë të gjatë.
“Kemi negociuar me Valdes, por është i lënduar, nuk mund të na bashkohet”, ka thënë zëvendës presidenti i klubit mbretëror francez, Vadim Vasilyev
Valdes, kontrata e së cilit me Barcelonën përfundoi më 30 qershor, kishte qëndruar në Montecarlo këtë të mërkurë, para se t’u nënshtrohej vizitave mjekësore me Monacon.
Mirëpo, Monaco nuk vendosi ta transferojë portierin, i cili tash duhet t’i shqyrtojë ofertat tjera.