Momenti tmerrues kur tornado godet plazhin brazilian

Ky ishte një moment tronditës në Brazil, kur një vorbull uji përfshiu bregdetin dhe bëri që ata të cilët po bënin plazh të vraponin për të shpëtuar vetën.

Bota

05/03/2015 17:58

Shumë video ishin kapur nga njerëz të ndryshëm përmes celularëve të tyre që e tregonte momentin kur erdhi vorbulla e ujit – që është një uragan mbi ujë, i cili e godet plazhin e qytetit të Recife, në shtetin lindor brazilian të Pernambucos, transmeton Lajmi.net.

Nga uji tornado kaloi në plazh, duke ardhur vrullshëm në drejtim të çadrave të diellit para se të shuhej befas.

Salviano Alaniz, 36 vjeçar, i cili ishte në plazh me gruan e tij atë moment tha: “Unë vërejta diçka aty në det, që dukej si një zonë e errët dhe më pas e kuptova se ishte një vorbull uji duke ardhur drejt nesh”.

Për më shumë shikoni fotografitë dhe videon më poshtë:

26582B3900000578-2980965-image-a-54_1425561830430 26582B4700000578-0-image-a-41_142555916851026582B6000000578-2980965-The_waterspout_went_up_the_beach_tearing_up_sun_umbrellas_and_ev-a-44_1425563178070