Momenti që s’u pa në TV, Ederson u tall keq me tifozët e Arsenalit

Manchester Cityt i takoi ndeshja “jetike” për fatin e titullit të kampionit në Premierligë kundër Arsenalit. “Qytetarët” e fituan 4:1 duelin e sezonit ndaj “Topçinjve” në Etihad Stadium, shkruan lajmi.net. Përveç katër golave të pësuar, tifozët e Arsenalit u tallën keq nga portieri i Manchester Cityt, Ederson. “Gardiani” i portës së Cityt në fundin e…

Sport

27/04/2023 12:47

Manchester Cityt i takoi ndeshja “jetike” për fatin e titullit të kampionit në Premierligë kundër Arsenalit.

“Qytetarët” e fituan 4:1 duelin e sezonit ndaj “Topçinjve” në Etihad Stadium, shkruan lajmi.net.

Përveç katër golave të pësuar, tifozët e Arsenalit u tallën keq nga portieri i Manchester Cityt, Ederson.

“Gardiani” i portës së Cityt në fundin e ndeshjes u kthye kah tifozët londinezë dhe bëri gjestin me duar në formë ironike duke u bërë sikur po qante.


Me këtë fitore, Manchester City mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, dy më pak se Arsenali dhe me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Arsenali dhe Manchester City janë të vetmet skuadra në garë për titull të kampionit dhe ndeshja e të mërkurës mbrëma u përcoll me rivalitet në fushë për shkak të rëndësisë së takimit./Lajmi.net/