Momenti kur Ter Stegen “shpërtheu” ndaj Modriqit, i bërtiti në fytyrë për një veprim
Barcelona mposhti Real Madridin 0:1 në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit falë autogolit të Eder Militao. Ndër më të vlerësuarit te ekipi “mbretëror” ishte reprezentuesi kroat, Luka Modriq i cili në një rast shkaktoi zemërim te lojtarët mysafir, përcjell lajmi.net. Gjatë sulmit të Realit në minutën e 34-të, gjatë…
Sport
Barcelona mposhti Real Madridin 0:1 në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit falë autogolit të Eder Militao.
Ndër më të vlerësuarit te ekipi “mbretëror” ishte reprezentuesi kroat, Luka Modriq i cili në një rast shkaktoi zemërim te lojtarët mysafir, përcjell lajmi.net.
Gjatë sulmit të Realit në minutën e 34-të, gjatë rezultatit 0:1, Jules Kounde goditi aksidentalisht me top shokun e skuadrës Franck Kessié , i cili u shtri në terren dhe kërkoi ndihmë.
Edhe pse shumë lojtarë të Barcelonës i kërkuan gjyqtarit Jose Luis Munuera që të ndalonte lojën, ai nuk e bëri këtë. Topi shkoi te Modriq, i cili provoi një gjuajtje nga distanca por që përfundoi mbi portë.
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen u zemërua nga ky veprim i kroatit. Ai u nis drejt Modriqit me qëllim që t’i tregonte në fytyrë se çfarë po bënte, por bashkëlojtarët e ndaluan.
Mëposhtë mund ta shikoni pamjen e momentit./Lajmi.net/