Momenti kur të rinjtë turq sulmohen, pasi pinin birra në Ramazan (Video)

Mediat në Turqi njoftojnë se një grup personash ia kanë mësyrë një dyqani disqesh në Stamboll dhe i kanë sulmuar fansat e “Radiohead”, të pranishëm në evenimentin për dëgjimin e albumit të grupit britanik, për faktin se “po pinin birra gjatë muajit Ramazan”.

Bota

19/06/2016 07:58

Sulmuesit e paidentifikuar janë irrituar nga fansat e këtij bendi për shkak të konsumimit të alkoolit në muajin e shenjtë mysliman.

Ata kanë hyrë në dyqanin e quajtur “Velvet Indieground” kanë filluar t’u bërtasin punonjësve dhe i kanë rrahur me shkopinj fansat e “Radiohead”. Askush nuk është lënduar seriozisht bën të ditur gazeta Hurriyet.

YouTube player