Momenti kur portieri Gjokaj u lëndua rëndë dhe mbeti pa vetëdije për disa çaste në fushë
Portieri i talentuar i Drenicës, Altin Gjokaj ka pësuar një lëndim nga i cili humbi edhe vetëdijen në fushë. Gjokaj u lëndua në ndeshjen e juniorëve mes Drenicës dhe Trepçës ’89, ndërsa për disa çaste humbi edhe vetëdijen, shkruan lajmi.net. Ai u dërgua në spitalin e Mitrovicës me autoambulancë, teksa më pas u lirua për…
Sport
Portieri i talentuar i Drenicës, Altin Gjokaj ka pësuar një lëndim nga i cili humbi edhe vetëdijen në fushë.
Gjokaj u lëndua në ndeshjen e juniorëve mes Drenicës dhe Trepçës ’89, ndërsa për disa çaste humbi edhe vetëdijen, shkruan lajmi.net.
Ai u dërgua në spitalin e Mitrovicës me autoambulancë, teksa më pas u lirua për në shtëpi dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Në rrjetet sociale janë publikuar PAMJET të momentit kur Gjokaj mbetet i lënduar rëndë pas një përplasje në zonën e tij.
Portieri Gjokaj më pas reagoi vetë në llogarinë e tij në Facebook duke konfirmuar lëndimin e rëndë ndërsa tregoi se pas rekomandimeve të stafit të mjekëve është liruar për në shtëpi.
Gjokaj falënderoi stafet e mjekëve të dy klubeve për intervenimin e tyre.
Gjokaj është 17-vjeçar dhe këtë edicion ishte “gardian” i portës së ekipit të parë të Drenicës.
Ai te Drenica u transferuar në verën e vitit 2022 nga Besa e Pejës./Lajmi.net/