Momenti kur policia shqiptare arreston 13-vjeçarin, i dyshuar për pjesëmarrje në protestë
Përgjatë gjithë bulevardit FNSH dhe forcat “Shqiponja “ ndërhyjnë për të shpërndarë grupe të rinjsh. Ata gjithashtu bëjnë dhe verifikime dhe shoqërime.

Lajme
Ora News sjell momentin kur “Shqiponjat “ shoqërojnë një fëmijë vetëm 13 vjeç në qendër të Tiranës. Djali dëgjohet duke thënë se nuk ishte pjesë e protestës.
“Nuk jam në protestë” u thotë djali ndërsa përpiqet tu bëjë rezistencë efektivëve të policisë të cilët duan ta fusin në furgonin e policisë.
Shoqërimet bëhen pa asnjë shpjegim dhe shumë qytetarë përpiqen ti ndalojnë apo kundërshtojnë kur shohin se u vihen pranga të miturve apo dhe adoleshentëve.