Momenti kur personi hedh në lumë BMW-në e re që e mori për ditëlindje

Një person në Indi ka hedhur në lumë një veturë të tipit 'BMW', nën pretendimin se ai ishte i nervozuar që nuk mori një 'Jaguar' për ditëlindje.

Auto & Tek

12/08/2019 14:01

Personi i ri, i i njohur vetëm si Akash, nga Haryana në Indinë Veriore, mori si dhuratë për ditëlindje BMW-në nga prindërit e tij, transmeton lajmi.net.

Në shenjë rrevolte për mos-marrjen e veturës që dëshironte, ai e hodhi veturën në ujë.

BMW kushton rreth 45 mijë euro në rajonin e Indisë, ndërsa Jaguarët janë më të shtrenjtë, duke kushtuar rreth 65 mijë euro.

Pamjet tronditëse tregojnë makinën që fundoset në lumin e shtetit verior të Indisë përpara se të ngecet në një hapësirë të madhe të rrethuar me bari.

Policia po heton ngjarjen, raportojnë media lokale. /Lajmi.net/