Momenti kur lojtari i Fiorentinës bën iftar gjatë takimit me Interin, meritë kishte shoku i skuadrës
Futbollisti maroken i Fiorentinës, Sofyan Amrabat ka prishur agjerimin e tij gjatë ndeshjes së sotme kundër Interit në Serie A. Amrabat ka pirë ujë dhe hëngri një pjesë të bananes në minutat shtesë të ndeshjes në “Giuseppe Meazza”, shkruan lajmi.net. Megjithatë, në këtë moment, merita të mëdha kishte bashkëlojtari i tij, Lucas Ranieri, sipas mediave…
Sport
Futbollisti maroken i Fiorentinës, Sofyan Amrabat ka prishur agjerimin e tij gjatë ndeshjes së sotme kundër Interit në Serie A.
Amrabat ka pirë ujë dhe hëngri një pjesë të bananes në minutat shtesë të ndeshjes në “Giuseppe Meazza”, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, në këtë moment, merita të mëdha kishte bashkëlojtari i tij, Lucas Ranieri, sipas mediave të huaja.
Kjo për shkak se Ranieri simuloi një dëmtim të tij për të lejuar Amrabatin të prishë agjerimin e tij teksa ndeshja kishte ndaluar.
Lucas Ranieri qui simule une blessure pour permettre à Sofyan Amrabat de rompre son jeûne ! ❤️☪️
— TFT MOROCCO (@TFT_Morocco) April 1, 2023
Amrabat është një nga futbollistët e besimit islam i cili njihet si praktikues i fesë.
Ndryshe, në fund të takimit, Fiorentina triumfoi 0:1 kundër Interit me golin e Bonaventuras./Lajmi.net/