Momenti kur Grida Duma i kërkoi Robert Nolfe të shqiptonte emrin e ish-gruas “Parashqevi Simaku”
Parashqevi Simaku, artistja ikonike e viteve 80-ta, që u largua nga Shqipëria në vitin 1992, ka qenë personazhi më i komentuar ditëve të fundit pas videos virale të televizionit amerikan. Me t’u zbardhur më shumë rasti i saj prekës, u kuptua se ajo kishte mbetur e pastrehë për vite me radhë duke pritur në stacionin…
ShowBiz
Parashqevi Simaku, artistja ikonike e viteve 80-ta, që u largua nga Shqipëria në vitin 1992, ka qenë personazhi më i komentuar ditëve të fundit pas videos virale të televizionit amerikan.
Me t’u zbardhur më shumë rasti i saj prekës, u kuptua se ajo kishte mbetur e pastrehë për vite me radhë duke pritur në stacionin e trenit djalin e saj.
“Pjesa më e madhe e të gjitha këtyre çështjeve u trajtuan gjatë divorcit. Është në interesin tim ta shoh që ajo të jetë mirë. U preka shumë kur e pashë të buzëqeshte me Eltonin. Ai është i ri tani dhe që kur ka qenë 10 vjeç, i është marrë mendimi, prandaj foli sot me nënën e tij. E pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur. Gjithmonë e kam vlerësuar për atë ikonë të kulturës që ishte. E kam parë me sytë e mi se sa e rëndësishme ka qenë për popullin shqiptar”, deklaroi Nolfe.
Në një moment epik i kësaj interviste ishte momenti kur Grida Duma, i kërkoi Nolfes t’i shqiptonte emrin e Parashqevisë.
Paksa konfuz me kërkesën e gazetares, Nolfe, bëri pikërisht atë që i kërkoi Duma, duke shqiptuar dy herë emrin “Parashqevi Simaku”, në theksin paksa amerikan.