Momenti kur fjalimi i presidentit të Francës ndërpritet nga të shtënat me armë, dy të plagosur (Video)

Dy policë janë plagosur derisa presidenti francez Francois Hollande, po mbante një fjalim para gazetarëve.

Bota

28/02/2017 19:48

 

Ai ishte duke folur me rastin e përurimit të linjës së re hekurudhore të trenave të shpejtë Paris-Bordeaux në Villognon, kur disa të shtëna armësh ai ndërprenë fjalimin, transmeton Telegrafi.

Raportohet se një pjesëtar i sigurimit aksidentalisht kishte ngre këmbëzën e armës të cilën nuk e kishte pasur në sigurisë, ku si pasojë ka qëlluar veten në këmbë dhe një polic tjetër në gjymtyrën e poshtme.

Në videon e publikuar më poshtë mund të dëgjohen të shtënat e armës, derisa presidenti po mbante fjalimin me rastin e inaugurimit të linjës së re hekurudhore.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Girac për trajtim, por mjaftuan këto të shtëna që të krijojnë alarm paniku, dhe të “mobilizojnë” gjithë personelin që kujdeset për sigurinë e presidentit francez.