Momenti kur Çalhanoglu la pa frymë milanistët, “predha” e tij u ndal në shtyllë

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Interit në Ligën e Kampionëve. Interi ka avancuar 0:2 ndaj Milanit pas fraksionit të parë të lojës në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.net. Kjo epërsi e Interit ka mundur të jetë edhe më e lart sikur të konkretizoheshin edhe disa raste tjera për gol. Një…

Sport

10/05/2023 22:00

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Interit në Ligën e Kampionëve.

Interi ka avancuar 0:2 ndaj Milanit pas fraksionit të parë të lojës në stadiumin “San Siro”, shkruan lajmi.net.

Kjo epërsi e Interit ka mundur të jetë edhe më e lart sikur të konkretizoheshin edhe disa raste tjera për gol.

Një nga to ishte edhe ajo e mesfushorit turk, Hakan Çalhanoglut në minutën e 16-të, katër minuta pasi zikaltrit kishin realizuar edhe golin e dytë.

Çalhanoglu lansoi një goditje të fuqishme nga një distancë e largët, topi i cili u ndal në shtyllë.


Ndryshe, Edin Dzeko hapi serinë e golave në minutën e tetë, për ta dyfishuar më pas Mkhitaryan në minutën e 11-të./Lajmi.net/