Momente tronditëse, pitoni gjigant mbërthen qenin, shikoni çfarë ndodh
Në videon e mëposhtme shfaqen momentet tronditëse kur një gjarpër i llojit piton ka mbërthyer një qen.

Fun
Episodi është regjistruar në një fshat të Tajlandës dhe është filmuar nga banorët e zonës, transmeton lajmi.net.
Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara të qenit, gjarpri duket tepër i fortë dhe nuk e lëshon.
Fshatarët e zonës i vijnë në ndihmë kafshës së gjorë.
Ata përdorin disa shkopinj të gjatë dhe përpiqen të largojnë gjarprin.
U nevojitën minuta të tëra betejë që zvarraniku i rrezikshëm të lirojë qenin. /Lajmi.net/