Moment emocionues, këngëtari shqiptar përcjell vajzën në altar 

Këngëtari i njohur shqiptar e ka martuar vajzën.

ShowBiz

11/09/2019 21:50

Vajza e këngëtarit shqiptar, Stefi Prifti, e ka kurorëzuar dashurinë me martesë, shkruan lajmi.net.

Në rrjet po qarkullojnë disa pamje nga dasma, ku Maria ka shkëlqyer e veshur nuse me një fustan saten në stil princeshe.

E nuk ka munguar edhe urimi i babait të saj, këngëtarit të njohur i cili i ka prekur të gjithë me fjalët të cilat i zgjodhi për ta uruar.

“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…

Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht.

I falënderoj të gjithë njerëzit për urimet! Falënderoj edhe të gjithë miqtë dhe kompanitë e biznesit të dasmave për dhuratat dhe vlerësimin që më kanë bërë. Vetëm falë tyre, unë dhe familjet tona do të kemi mundësinë të realizojmë një dasmë dinjitoze. Zoti para!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/