Molliqaj për opozitën: Duhet ta zhbllokojnë Kuvendin, por vetëm me marrëveshje politike midis partive opozitare për të qeverisur
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se bllokimi i Kuvendit i levërdis Albin Kurtit. Sipas tij, që nga momenti i konstituimit të Kuvendit deri në largimin e Kurtit janë vetëm 15 ditë, dhe nga ai moment fillon “numërimi mbrapsht”. “Ngërçi i tij duhet të jetë shansë për opozitën. Dy modele të ndryshme politike s’mund…

Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se bllokimi i Kuvendit i levërdis Albin Kurtit.
Sipas tij, që nga momenti i konstituimit të Kuvendit deri në largimin e Kurtit janë vetëm 15 ditë, dhe nga ai moment fillon “numërimi mbrapsht”.
“Ngërçi i tij duhet të jetë shansë për opozitën. Dy modele të ndryshme politike s’mund të qëndrojnë brenda të njëjtës sjellje politike. Opozita duhet ta zhbllokojë Kuvendin, të bëjë marrëveshje reciproke për votim të kryetarit dhe nënkryetarëve. Por, kjo vetëm me një kusht: marrëveshje politike midis partive opozitare për të qeverisur. Politika rrallë ta shtron rrugën me lule. Duhet guxim dhe përgjegjësi”, ka shkruar Molliqaj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: