Molliqaj kritikon LDK-në: Është kthyer në parti pa ide e pa përkushtim politik
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazirit lidhur me çështjen e presidentit. Sipas Molliqajt, LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik. ”LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik.…
Lajme
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazirit lidhur me çështjen e presidentit.
Sipas Molliqajt, LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik.
”LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik. Ajo tani udhëhiqet nga grupe interesi e individë që luftojnë vetëm për poste e rehati të veten”, ka shkruar Molliqaj.
Kosova, me subjekte të tilla, ka mbetur pa opozitë, ka shtuar më tutje Molliqaj.