Mogherini: Samiti i Triestës tregoi se BE-ja i ka dyert e hapura për Ballkanin

“Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, ka dërguar një mesazh të qartë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit”, të paktën kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri, Federica Mogherini.

Lajme

15/07/2017 22:25

Ajo në blogun e saj personal ka deklaruar se në takim janë bërë disa projekte praktike për bashkëpunim rajonal, përmirësimin e shkëmbimit të transportit, dhe rritjen e qarkullimit të mallrave, transmeton lajmi.net

Mogherini tutje ka bërë të ditur se ky samit ishte gjithashtu mundësi për të biseduar me presidentin francez, Emmanuel Macron për situatën në Ballkan.

Ndër aktivitet që gjithashtu i theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-sqë ishte edhe situata në Ukrainë, për të cilën diskutio me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Kur është fjala për Sirinë ne jemi dakord për një armëpushim, dhe për një zgjidhje politike. Ne diskutuam për Korenë e Veriut, Ballkanin, situatën në Izrael e Palestine, dhe nevojën për të vazhduar zbatimin e marrëveshjes me Iranin”, theksoi Federica Mogherini.

Në Samitin e Triestes kishte marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. /Lajmi.net/