Mogherini kërkon unitet në BE për imigracionin

Brukseli nuk duhet dhe nuk mund ta lerë vetëm as Lampedusën, as Italinë dhe as të gjitha vendet evropiane që duhet të përballen me imigracionin, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Bota

08/03/2015 11:45

“Tema e imigracionit nuk është temë e një ishulli të vetëm apo e një vendi të vetëm, por temë e gjithë Evropës dhe ne po punojmë që masat të jenë konkrete”, theksoi Mogherini, transmeton ATSH.

“Më 16 mars për herë të parë do të kemi në qendër të vëmendjes së ministrave të jashtëm evropianë temën e imigracionit”, shtoi ajo.