Mogherini e prerë: Ivanov deri të hënën të jap mandatin për formimin e qeverisë

Presidenti Ivanov të reflektojë mbi vendimin që mori dhe deri të hënën të japë mandatin për formimin e qeverisë së re shumicës parlamentare.

Lajme

02/03/2017 18:27

Kështu ka thënë Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini pas takimin me të gjithë liderët e partive politike parlamentare.

“Partitë të mbahen nga çfarëdo retorike nxitëse që mund të çojë vendin në një konflikt ndëretnik dhe politik. Aktorët politik duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen”, ka thënë tutje ajo.

Për ata që më njohin, unë jam promotore kryesore e integrimit të te gjithë rajonit në strukturat e BE-së, theksoi më pas ajo.

Politikanët duhet të vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë sa më shpejt. Situata është e komplikuar, prandaj të dilet nga kjo situate, jo për Bashkimin Evropian por për Maqedoninë. Besoj se është e mundur qe mund te arrihet një shumicë në parlament dhe të tejkalohet kjo krizë instiucionale.

Maqedonia është një vend i komplikuar ne një rajon te komplikuar, prandaj shpresoj të bëhet maksimumi për të dalë sa më parë nga kjo krizë.

Integrimi i vendit duhet të vazhdojë. Bashkimi Evropian është i interesuar që vendi të eci përpara me reformat. Sapo të kthehem në Bruksel, do të njoftoj të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së për situatën në Maqedoni, ka përfunduar Mogherini. /Lajmi.net/