Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, ndërsa një tjetër i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar arrestohet në Prishtinë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 24.06.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar L.B., nga Belgjika për në Kosovë. I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 24.06.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar L.B., nga Belgjika për në Kosovë.
I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizreni për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Po ashtu, sot më 24.06.2026, rreth orës 13:45, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë rajoni i Prishtinës, kanë bërë arrestimi e shtetasit gjerman A.J., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore