Modriq pas humbjes: Është turp, patëm shumë raste, ishim më të mirë se Barcelona

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 0:1 në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 5 prill në Camp Nou. Ndeshja u vendos nga autogoli i Eder Militaos në minutën e 27-të, ndërsa u karakterizua me një lojë e ngushtë dhe të…

Sport

03/03/2023 08:28

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 0:1 në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 5 prill në Camp Nou.

Ndeshja u vendos nga autogoli i Eder Militaos në minutën e 27-të, ndërsa u karakterizua me një lojë e ngushtë dhe të vështirë, në momente të caktuara nervoze pa shumë raste shënimi.

Pas përfundimit të ndeshjes, Luka Modriq foli shkurtimisht dhe shprehu keqardhje për mundësitë e humbura.

“Patëm shumë raste, por nuk i shfrytëzuam, është turp. Kemi bërë një lojë të mirë, por ka pasur mungesë përqendrimi në fund. Është për të ardhur keq që nuk shënuam”, tha Modriq, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi kroat komentoi edhe faktin se Barça mbërriti në “Santiago Bernabeu” pa tre lojtarë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Pedrin, Leëandoëskin dhe Dembelen.

“Barça është një skuadër e shkëlqyer pavarësisht se kush luan dhe kush është i dëmtuar. Barcelona fitoi, por ne ishim më të mirë. Megjithatë, unë besoj në ekip, ne mund ta fitojmë ndeshjen e dytë”, shtoi Modriq.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”.

Fituesi i këtij takimi, luan në finale me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Osasunës dhe Athletic Bilbaos./Lajmi.net/