Modric shpreson të pensionohet në Real Madrid

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij. Kroati ka kontratë me klubin mbretëror deri në qershor të këtij viti, dhe rinovimi ende nuk ka ndodhur. Modric vazhdon të tregojë formë të lartë, pavarësisht moshës, megjithatë raportohet se janë ende në diskutime në lidhje me rinovimin. Së fundmi…

Sport

26/03/2023 07:24

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij.

Kroati ka kontratë me klubin mbretëror deri në qershor të këtij viti, dhe rinovimi ende nuk ka ndodhur.

Modric vazhdon të tregojë formë të lartë, pavarësisht moshës, megjithatë raportohet se janë ende në diskutime në lidhje me rinovimin.

Së fundmi 37 vjeçari ka qenë i lidhur me një transferim drejt Arabisë Saudite, por ai mohoi një gjë të tillë.

Duke thënë kështu edhe njëherë që shpreson në pensionimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

“Lëvizja saudite? E di që shtypi gjithmonë duhet të shkruajë lajme, por e kam thënë të njëjtën gjë shumë herë dhe e përsëris që dua të qëndroj në Real Madrid.

Do të doja të tërhiqesha në Real Madrid, kjo do të ishte fantastike. Do të shohim”, ishin fjalët e tij.

Kujtojmë që përveç Lukas, kontrata këtë vit i skadon edhe mesfushorit tjetër, Toni Kroos./Lajmi.net/