Modric me mesazh të qartë për Real Madridin pas trofeut të Superkupës

Mesfushori Luka Modric e ka bërë plotësisht të qartë se dëshiron qëndrimin te Real Madrid edhe pas këtij sezoni dhe pritet të nënshkruajë kontratë të re.

Sport

17/01/2022 08:18

36-vjeçari dje shënoi në finalen ndaj Athletic Club, ku Real Madrid fitoi trofeun e parë për këtë vit, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që mbetet titullar i padiskutueshëm, duke bërë 14 paraqitje në La Liga, e ardhmja ka qenë e paqartë pasi nuk ishte arritur asnjë marrëveshje.

Ish ylli i Tottenhamit ishte lidhur me rikthimin në Premierligë te Man City, mirëpo tashmë ka konfirmuar se dëshiron të mbetet te Real Madrid.

“Nuk ka asgjë, asgjë për mua me të mirë se të jem lojtar i Real Madridit. Nuk jam duke menduar për rinovimin tani. Klubi e di dëshirën time. Sigurisht do arrijmë marrëveshje së shpejti”.

Ndërkohë, dje edhe presidenti i klubit, Florentino Perez e lavdëroi lojtarin duke e quajtur si mesfushorin më të mirë në botë./Lajmi.net/