Modric flet për të ardhmen tek kombëtarja, tregon a do të luajë në Euro 2020

Luka Modric ka zbuluar detaje interesante lidhur me të ardhmen e tij.

Sport

05/09/2019 21:14

‘Topi i Artë’, Luka Modric, ka zbuluar detaje mjaft interesante lidhur me të ardhmen e tij me kombëtaren e Kroacisë.

Kroacia garon në grupin E, ku aktualisht pozicionohet në pozitën e tretë, me gjashtë pikë në tri ndeshje, por gjasat për kualifikimin janë reale.

Gjithsesi, dilema kryesore do të jetë nëse kroatët do të kenë shërbimet e Modric për Euro 2020, pasi mesfushori tashmë numëron 33 vite mbi supe.

“Unë do ta konsideroj që të paraqitem me Kroacinë, pasi është nderi më i madh i mundshëm. Do të jap gjithmonë më të mirën” ka thënë Modric, transmeton lajmi.net.

Këtë lajm e kanë pritur shumë mirë tifozët e kombëtares kroate, pasi kapiteni është një ndihmë shumë e madhe për ta, me përvojën e tij dhe kualitetin e madh. /Lajmi.net/