Modric: Ëndrra vazhdon

Luka Modric ndihet i lumtur që e vazhdoi kontratën me Real Madridin. Mesfushori kroat thotë se ëndrra e tij për të luajtur me Los Blancos po vazhdon.

Sport

20/08/2014 21:59

Ëndrra e Luka Modricit po vazhdon. Mesfushori kroat nënshkroi kontratë të re sot me Real Madridin deri në vitin 2018.

Ish futbollisti i Tottenhamit synon të fitojë trofe të tjerë me Los Blancos.

“Jam i lumtur, ëndrrra ime vazhdon. Që kur kam ardhur këtu, i kam realizuar të gjitha ëndrrat e mia”, deklaroi përfaqësuesi kroat, i cili ishte njëri prej lojtarëve më të mirë sezonin e kaluar.