Modric: Benzema e meriton Topin e Artë, nuk ka kuptim Kupa e Botës çdo dy vite

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Shakhtar Donetsk.

Sport

18/10/2021 19:00

Real Madrid nesër është mysafir i Shakhtarit, në kuadër të xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Modric foli para kësaj ndeshje, derisa dha mendimin edhe për Topin e Artë dhe kalendarin e FIFA-së.

Ndeshja e radhës: “Do jetë ndeshje e vështirë. Duhet të luajmë mirë me plotë besim. Pas pushimit internacional ne jemi stërvitur mirë”.

Topi i Artë: “Të shohim çfarë do ndodh. Ka disa kandidatë që mund ta fitojnë. Karim (Benzema) është një prej tyre. Ai e meriton sepse si ka luajtur këtë vit dhe karrierës. Gjithmonë ka qenë në top nivel. Ka fituar titull me Francën dhe është e rëndësishme në vota. Shpresoj që Karim të fitojë Topin e Artë”.

Rreth kalendarit të FIFA-së: “Për mua, Kupa e Botës çdo dy vite nuk ka kuptim, nuk më pëlqen. Lojtarët nuk pyetën shumë, as mendimet e trajnerëve. Nuk e di çfarë do ndodh. Kupa e Botës është e veçantë ngase zhvillohet çdo katër vite”.

Rreth Shakhtarit: “Nuk ka dëshirë për hakmarrje, por për të zhvilluar një lojë të mirë. Janë skuadër e fortë, e dëshmuan vitin e kaluar. Do jetë shumë vështirë, por shpresoj që të jetë ndryshe këtë herë dhe të mos humbasim”.

Ndryshimet te Shakhtari: “Kemi ndjekur ndryshimet që kanë bërë. Kanë ndryshuar trajnerin dhe stilin e lojës. Tani kanë më shumë topin dhe luajnë nga mbrapa. Janë më të mirë këtë vit”.

Tre pushimet e fundit për Real Madrid: “Duhet të pranosh kritikat kur luan për Real Madridin. Kur fiton ndeshje, çdo gjë është mirë, por kur nuk është ashtu, atëherë ka kritika. Ne kemi besim te vetja, kualiteti ynë dhe kemi besim se do luajmë aq mirë si në fillimin e sezonit. Duhet të jemi të qetë, të punojmë dhe përmirësohemi”, nënvizoi ai.

Përballja mes Shakhtarit dhe Realit nis në ora 21:00./Lajmi.net/