Modeli i ri i ‘Alfa Romeo’-s, ka lënë “gojëhapur” të gjithë

A do jetë vetëm një koncept super-makina e kompanisë 'Alfa Romeo', modeli i së cilës identifikohet si 8C? Mbetet të shihet!

Auto & Tek

24/02/2019 17:47

Këtë javë, Autoblog.gr ka pohuar se ‘Alfa Romeo’ do të lansojë një makinë të re në ‘Motor Show’-in e vitit 2019, i cili do mbahet në Gjenevë, transmeton lajmi.net.

Megjithëse për modelin thuhet se është një mister, CarBuzz pretendon se ka arritur ta identifikojë atë.

Duke bërë një kthim në përspektivë në planin e prodhimit përgjatë vitit 2018-2022 të makinës, versioni mund t’i përngjajë modelit ‘Giulietta’, por me disa përditësime.

Megjithatë, këto detaje nuk janë verifikuar ende, prandaj duhet të pritet deri në 5 mars për të zbuluar se çfarë ka përgatitur marka botërore e prodhimit të makinave. /Lajmi.net/