Modelet sfilojnë me fustane prej çokollate (FOTO)

Një sfilatë e veçantë është zhvilluar në Paris, ku modelet ishin të veshura me fustane prej çokollate.

ShowBiz

28/10/2015 16:29

Ky event u realizua falë bashkëpunimit të një grupi stilistësh me çokolatierë të famshëm. Modelët mbanin veshur fustane delikatë çokollate të dizenjuar me lule, si edhe funde me trëndafila.

Një nga modelët që spikati gjatë këtij eventi kishte veshur një fustan të krijuar tërësisht me flutura cokollate. Fluturat, teksa modelja sfilonte në pasarele, lëviznin krahët.

Një prej këtyre krijimeve ishte dizenjuar nga një çokolatier francez, Jeffrey Cagnes dhe ishte frumëzuar nga mollëkuqet. Fustani ishte ndërtuar me monedha të vogla çokollate në ngjyrë ari dhe të kuqe. Jeffrey shpjegoi se vështirësia më e madhe ishte që çokollata të rrinte e ngurte dhe të mos shkrinte.

Në këtë shfaqje mode ishin të ftuar të gjithë çokolatierët më të famshëm për të ekspozuar krijimet tyre./oranews

2704304857603350251421902132492820043502