Mochengladbach fiton dramën ndaj Bayernit, vazhdon kryesimin në Bundesligë

Borussia Monchengladbach e ka fituar derbin ndaj Bayern Munich, në një dramë të vërtetë.

Sport

07/12/2019 17:24

Gladbach mposhti ‘Bavarezët’ me rezultat të ngushtë 2:1, me tre golat që u shënuan në gjysmën e dytë

Ivan Perisic (49’) me një gol të bukur i dha epërsinë mysafirëve, por shumë shpejtë Ramy Bensebaini (60’) barazoi gjithçka.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte pa fitues, në skenë doli Javi Martinez që u inkuadrua në pjesën e dytë, por u ndëshkua me dy të verdhë pasi në fund shkaktoi penallti. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Bensebaini (90+2′) i cili shënoi golin e dytë personal dhe fitues për ekipin e tij.

Bayern tash bie në pozitën e gjashtë me 24 pikë, kurse Gladbach vazhdon të mbetet lidere me 31 pikë, një më shumë se Leipzig. /Lajmi.net/