MKRS shpërblen me 14 mijë euro Donjeta Sadikun pas suksesit në botërorin e boksit

Ministira e Kulturës Rinisë dhe Sportit shpërblen me 14 mijë euro Donjeta Sadikun pas suksesit në Kampionatin Botëror të boksit

Sport

23/05/2022 11:43

Pas suksesit të madhe që e arritur në Kampionatin Botëror të Boksit për femra që u mbajë në Turqi ku e fitoi medaljen e bronztë, boksierja Donjeta Sadiku ka pranuar sot edhe shpërblimin nga MKRS.

Për suksesin e saj, Sadiku u shpërblye me 14 mijë euro, kurse trajnerja e saj Mariola Sallauka me 7 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Më këtë rast ministri Hajrulla Çeku tha se kjo është një e arritur shumë e madhe jo vetëm për boksin por edhe për të gjithë Kosovës sepse puna e tyre po bënë që flamuri i Kosovës po ngritet në organizimet më të mëdha ndërkombëtare në sport.

Në fund Çeku shtoi se për shkak të këtyre suksese, ministria që ai drejton është duke hartuar një strategji për mbështetjen e sportit në përgjithësi, sidomos në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore.

Donjeta Sadiku për të fituar medaljen e bronztë mposhti tre kundërshtare dhe më pas u ndal në gjysmëfinale nga boksierja amerikane Shakiyla Ellis./Lajmi.net/