Mjeku kujdestar në Vushtrri raporton se u sulmua fizikisht nga një person i pakënaqur me trajtimin

Një mjek kujdestar në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, i cili dyshohet se ishte i pakënaqur me trajtimin ndaj tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 14:42. “Ankuesi mashkull kosovar, mjek kujdestar, ka raportuar se…

Lajme

20/10/2026 09:52

Një mjek kujdestar në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, i cili dyshohet se ishte i pakënaqur me trajtimin ndaj tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 14:42.

“Ankuesi mashkull kosovar, mjek kujdestar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga pakënaqësia lidhur me trajtimin ndaj tij e kishte sulmuar fizikisht”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/