Mjekët në Skenderaj ia shpëtojnë jetën dyvjeçarit që po ngulfatej nga një copë ashti

Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në Emergjencën e Skenderajt, patëm një rast të rëndë, ku një fëmijë dyvjeçar na erdhi i ngulfatur nga një copë mishi me asht, pothuajse pa vetëdije dhe në gjendje shumë të rëndë, ku sekondat…

Lajme

26/07/2025 16:21

Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht.

“Sonte, në Emergjencën e Skenderajt, patëm një rast të rëndë, ku një fëmijë dyvjeçar na erdhi i ngulfatur nga një copë mishi me asht, pothuajse pa vetëdije dhe në gjendje shumë të rëndë, ku sekondat ishin vendimtare”, ka shkruar në Facebook mjeku Arxhend Ahmeti.

“Falë reagimit të menjëhershëm dhe përkushtimit maksimal, arritëm t’ia hapim rrugët e frymëmarrjes dhe ta stabilizojmë”.

“Ky rast është një kujtim që do të mbetet gjatë në memorien tonë, një moment ku jeta dhe vdekja u ballafaquan për disa sekonda, dhe jeta fitoi”.