Mjekët: Çiftet duhet të vendosin maska përgjatë seksit

Mjekët në Universitetin e Harvardit në Boston kanë renditur skenarë të ndryshëm seksual bazuar në atë se sa ka të ngjarë të shpërndahet koronavirusi.

Lifestyle

02/06/2020 18:37

Më e rrezikshmja ishte seksi me partnerë të shumtë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ata pranuan se abstenimi nga seksi nuk ishte opsion dhe se mjekët duhet të jenë të përgatitur të diskutojnë se si të minimizojnë rrezikun e pacientëve që të mos kapet Covid-19 gjatë seksit.

Shmangia e puthjes, vendosja e maskës, si dhe dushi para dhe pas seksit mund të zvogëlojë rrezikun e kapjes së virusit, thanë ata.

Ndërsa “seksi virtual” mund të ishte i përshtatshëm për të rriturit, studiuesit paralajmëruan se mund të çojë në probleme të tjera siç është shantazhi. /Lajmi.net/