Mjegulla në Kosovë: Policia fton shoferët për kujdes në komunikacion
Policia e Kosovës ka ftuar shoferët për kujdes në komunikacion. Kjo si pasojë e mjegullës ditëve të fundit. Njoftimi: KUJDES, SHOFERË! MJEGULLA PARAQET RREZIK NË KOMUNIKACION Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më…
Lajme
Policia e Kosovës ka ftuar shoferët për kujdes në komunikacion.
Kjo si pasojë e mjegullës ditëve të fundit.
Njoftimi:
KUJDES, SHOFERË!
MJEGULLA PARAQET RREZIK NË KOMUNIKACION
Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë.
Policia apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë këto këshilla:
Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës;
Mos përdorni dritat me rreze të gjata;
Ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll;
Mbani krahun e djathtë të rrugës;
Rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.
Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë.
Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët!.