Mitrovicë Veri: Tentoi të hyj në testin me shkrim për patentë-shoferë në emër të dikujt tjetër, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar se kanë ndërmarrë veprime hetimore pas identifikimit të një rasti të dyshuar të manipulimit gjatë procesit të testimit për patentë shofer. Sipas Policisë, dyshohet se një person kishte tentuar të hyjë në testin me shkrim në emër të një kandidati tjetër. Pas veprimeve policore janë arrestuar të…

Lajme

10/03/2026 18:18

Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar se kanë ndërmarrë veprime hetimore pas identifikimit të një rasti të dyshuar të manipulimit gjatë procesit të testimit për patentë shofer.

Sipas Policisë, dyshohet se një person kishte tentuar të hyjë në testin me shkrim në emër të një kandidati tjetër.

Pas veprimeve policore janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sekuestruar prova materiale, përfshirë dy telefona celularë dhe 2,000 euro para të gatshme që ndërlidhen me rastin.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuar janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe veprimeve të kundërligjshme”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/