Mitrovicë: Merrte vetura me qira dhe i shiste si të ardhura nga jashtë, arrestohet i dyshuari për tri raste mashtrimi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut, i dyshuar për përfshirje në tri raste të mashtrimit me automjete. Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu kanë zbardhur tri rastet, ku i dyshuari dyshohet se kishte marrë vetura me qira, ndërsa më pas, përmes mashtrimit, i kishte paraqitur ato kinse…

Lajme

22/11/2026 11:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut, i dyshuar për përfshirje në tri raste të mashtrimit me automjete.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu kanë zbardhur tri rastet, ku i dyshuari dyshohet se kishte marrë vetura me qira, ndërsa më pas, përmes mashtrimit, i kishte paraqitur ato kinse i kishte sjellë nga jashtë vendit me qëllim të shitjes.

Gjatë hetimeve, policia ka arritur t’i lokalizojë dhe gjejë veturat në lokacione të ndryshme. Pas përfundimit të procedurave ligjore, ato do t’u kthehen pronarëve legjitimë.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij janë iniciuar tri raste për veprën penale të mashtrimit. /Lajmi.net/