MIT: Avancojnë punimet në rrugën Shtedim – Podi i Jakupit në Pejë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se punimet në rrugën Shtedim – Podi i Jakupit në Pejë po avancojnë, në kuadër të një projekti të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për banorët e kësaj zone. Për këtë segment rrugor, me gjatësi prej 3.22 kilometrash, Ministria…

Lajme

27/08/2026 08:32

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se punimet në rrugën Shtedim – Podi i Jakupit në Pejë po avancojnë, në kuadër të një projekti të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për banorët e kësaj zone.

Për këtë segment rrugor, me gjatësi prej 3.22 kilometrash, Ministria ka ndarë një investim prej 560 mijë e 700 eurosh. Projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Pejës.

“Në kuadër të këtij investimi janë përfshirë edhe dy segmente të tjera rrugore. Në total, projektet përfshijnë rreth 10.1 kilometra rrugë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 1.4 milionë eurosh. Punimet janë duke vazhduar në terren, ndërsa institucionet kanë bërë të ditur se do të përcjellin nga afër realizimin e projektit, në bashkëpunim me të gjithë akterët përgjegjës. Investimi pritet të kontribuojë në përmirësimin e qarkullimit dhe krijimin e kushteve më të mira e më të sigurta për banorët e kësaj zone të Pejës”, ka njoftuar MIT./Lajmi.net/