Miss Shqipëria 2020, ja kush është vajza që fitoi kurorën e më të bukurës
Është shpallur "Miss Shqipëria 2020".

ShowBiz
Mbrëmjen e djeshme te “Shtëpia e Kongresit” në Lushnjë u mbajt “Miss Shqipëria 2020”, shkruan lajmi.net.
Çmimin e më të bukurës për vitin 2020 e mori vajza me emrin Iliada Bazi. Ishte “Miss Shqipëria 2019”, Klea Bushi ajo e cila ia dorëzoi kurorën e më të bukurës.
Ndërsa në vazhdim ua sjellim çmimet e tjera:
1. Miss Interneti- Iljada Bazi
2.Miss Miqësia-Antonela Çina
3. Miss “Stopi”, vajza e zgjedhur si velinë – Françeska Rustemi
4. Miss Press- Sindi
Klerisa Meta u shpall shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria 2020.
Françeska Rustemi u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipëria 2020. /Lajmi.net/