Misioni i SHBA-së në OKB njofton për takimin Wood-Osmani: Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa konkretë përpara përmes dialogut

Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill në Nju Jork me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një postim në platformën “X”, faqja zyrtare e Misionit të SHBA-ve në OKB, kanë treguar detajet e takimit me Osmanin. Gjatë takimit, Wood…

Lajme

25/04/2024 18:00

Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill në Nju Jork me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën “X”, faqja zyrtare e Misionit të SHBA-ve në OKB, kanë treguar detajet e takimit me Osmanin.

Gjatë takimit, Wood nënvizoi aspiratat e SHBA-së për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një integrim më të madh ekonomik rajonal, për të nxitur stabilitetin rajonal, demokracinë dhe shoqëritë multi-etnike dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit.

“Ambasadori Wood nënvizoi aspiratat e SHBA-së për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një integrim më të madh ekonomik rajonal, për të nxitur stabilitetin rajonal, demokracinë dhe shoqëritë multi-etnike dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit. Ambasadori Wood përsëriti thirrjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa konkretë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/