“Mision i pamundur”, kjo është arsyeja pse Suarez nuk do të transferohet në Juventus

Luis Suarez megjithatë nuk pritet të nënshkruajë me Juventusin.

Sport

16/09/2020 08:11

Juventus ka marrë sinjale negative në lidhje me transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez.

Skuadra kampione nga Serie A ka shfaqur interesim për angazhimin e yllit uruguaian i cili do të largohet nga Camp Nou pasi nuk zë vend në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Mirëpo, Gianluca di Marzio nga Sky Sport ka dhënë detajet pse marrëveshja nuk pritet të arrihet, transmeton lajmi.net.

Juventus dhe Suarez kanë mësuar se nevojitet 1 muaj e gjysmë për pajisjen e tij me pasaportë italiane, andaj nuk mund ta regjistrojnë me kohë në listën e Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që Juventus ta kthejë vëmendjen nga objektivat e tjerë përfshirë sulmuesin e Romës, Edin Dzeko. /Lajmi.net/