Miriami mund të inatoset pasi ta shohë foton që ia publikoi pa leje Albani

Albani publikoi një imazh qesharak me Miriamin.

ShowBiz

14/04/2020 16:46

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Dyshja merren edhe si shembull që nuk njihen për ndonjë krizë në lidhjen e tyre të gjatë.

Së fundi, këngëtari publikoi një fotografi në rrjete sociale, në të cilën shfaqet bashkë me Miriamin duke bërë mimika qesharake.

Fotografia është shkrepur në vitin 2009, andaj Albani thotë se ishin të rinj në atë kohë, por thekson që nuk e mori lejen e bashkëshortes për ta postuar.

“Neve çifti perfekt dmth! ? Na falni por ishim te rinj ??‍♂️ (Pa lejen e Miriamit ?)”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, në familjen e Albanit dhe Miriami sot ka festë, djali i tyre Duam mbushi tre muaj jetë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-9sTr8gdZI/