GIMS është në Prishtinë, në storie paraqet flamurin e Kosovës – gati ta ndezë skenën me performancën e madhe

Sonte Kosova bëhet qendër e vëmendjes për adhuruesit e muzikës, pasi në Prishtinë mbahet koncerti i shumëpritur i artistit të njohur ndërkombëtar GIMS, së bashku me Morad dhe Azet. GIMS tashmë ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës dhe është gati për performancën e tij, e cila pritet të sjellë një atmosferë spektakolare dhe të mbledhë…

ShowBiz

06/08/2026 19:17

Sonte Kosova bëhet qendër e vëmendjes për adhuruesit e muzikës, pasi në Prishtinë mbahet koncerti i shumëpritur i artistit të njohur ndërkombëtar GIMS, së bashku me Morad dhe Azet.

GIMS tashmë ka mbërritur në kryeqytetin e Kosovës dhe është gati për performancën e tij, e cila pritet të sjellë një atmosferë spektakolare dhe të mbledhë mijëra fansa, raporton lajmi.net

Artisti francez ka ndarë momente nga qëndrimi i tij në Prishtinë, ndërsa në ambientet e hotelit ku po qëndron ka publikuar në storien e tij flamurin e Kosovës, duke treguar afrimin me vendin pritës para koncertit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se interesimi për këtë ngjarje muzikore ka qenë i madh.

VIDEO

Koncerti i GIMS, Morad dhe Azet pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të këtij viti në Kosovë, me një natë të mbushur me performanca dhe energji nga yjet e skenës ndërkombëtare./Lajmi.net/