Miratohet rezoluta që parasheh notë proteste ndaj Sllovenisë (Video)
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën me anë të së cilës kërkohet nga shteti Slloven që të bëhet lirimi i menjëhershëm i Ramush Haradinaj
Lajme
Kjo rezolutë e cila është përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare mori 68 vota për, 8 abstenime dhe asnjë votë kundër.
Nga kjo rezolutë kërkohet:
Qeveria dhe Presidentja të kërkojnë urgjentisht lirimin Haradinaj dhe kthimin e pasaportës diplomatike.
Qeveria të kërkojë nga Brukseli që ti pastrojë të gjitha fletarrestet e lëshuara nga Serbia për ish-luftëtarët e UÇK-së .
Qeveria e Kosovës, të ngrit “Notë proteste”, ndaj Sllovenisë.