Miratohet një tjetër marrëveshje e madhe, Kosova përfiton mbi 629 milionë euro

Një tjetër marrëveshje e rëndësishme është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës. Me  98 vota për, asnjë kundër dhe 4 abstenime është ratifikaur Marrëveshja e Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimi Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian si huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si huamarrës, me Banka Qendrore e…

Lajme

13/02/2026 16:38

Një tjetër marrëveshje e rëndësishme është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Me  98 vota për, asnjë kundër dhe 4 abstenime është ratifikaur Marrëveshja e Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimi Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian si huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si huamarrës, me Banka Qendrore e Kosovës në rolin e agjentit të huamarrësit, transmeton lajmi.net.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje lidhet me zbatimin e agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Nga kjo marrëveshje parashihet sigurimi i një kredie në vlerë mbi 629 milionë euro, e cila do të shërbejë për mbështetje buxhetore dhe investime zhvillimore./lajmi.net/