Të Infektuar: 106.489

Të Shëruar: 97.877

Të Vdekur: 2.210

Miratohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

16:29 | 21 Prill 2021

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se anëtarët do ti kryejnë detyrat me përgjegjësi dhe profesionalizëm“Paraqes para jush për shqyrtim propozim vendimin në përputhje me ligjin dhe ashtu siç e specifikon komisioni është organ i pavarur.

Në këtë drejtim emrat janë Albert Zogaj kryetar i komisionit , anëtare Drita Rexhaj, anëtar Afrim Shala, Zenel Leku anëtarë i komisionit, Halide Reka anëtare e komisionit, Aris Hoti anëtarë i komisionit, kjo përbërje do ti kryejë detyrat me përgjegjësi dhe profesionalizëm”, tha ajo.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovë është bërë edhe miratimi i anëtarëve të Bordit të ri të Telekomit të Kosovës./Lajmi.net/